Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan u shpreh se më shtetin e Kosovës kanë nivel të shkëlqyer të dialogut në aspektin ekonomik, politik e kulturor.
Sipas tij, dialogu është zgjidhja kryesore e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi se Turqia është e gatshme të marrë rol në aspektin e dialogut Kosovës-Serbi nëse kërkohet nga njëra palë e përfshirë në këtë dialog.
Ministri Fidan deklaroi po ashtu se me homologen e saj, Gërvalla kanë biseduar edhe për investime ekonomike në Kosovë por edhe për ato të sigurisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.