UBT News

Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve

Ushqimi i pasur me fibra ofron shumë dobi për organizmin. Nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit.

Shkencëtarët kanë përcjellë 630 persona për 15 vite, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet.

Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).

Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç, është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra zvogëlon rrezikun nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind.

Bananet, mollët dhe kumbullat e thata

Dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj. Kur për së afërmi kanë analizuar ushqimet, që i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata.

Ekspertët nuk janë të sigurt sa fibra reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, veçanërisht të pemëve, por kanë ofruar disa mundësi: ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja.

Fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por vizitoni stomatologun e pastroni dhëmbët me furçë dy herë në ditë. /UBT News/

Exit mobile version