UBT News

Festival i Këngës në RTSH, Era Istrefi ndër emrat e përfolur

Lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH 2025 ende nuk është publikuar, por në rrjetet sociale dhe rrethet artistike kanë nisur të qarkullojnë spekulimet e para mbi emrat që mund të ngjiten në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare, e cila gjithashtu shpërndan biletën për Eurovision.

Ditët e fundit, është përfolur gjerësisht emri i këngëtares së njohur Era Istrefi, një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare.

Burime nga RTSH sugjerojnë se Istrefi është tashmë në bisedime me organizatorët e festivalit, duke e bërë emrin e saj një nga më të përmendurit për këtë edicion.

Era Istrefi është e njohur për hitet që kanë kapërcyer kufijtë shqiptar, duke mbledhur miliona klikime e duke fituar famë ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e saj në Festivalin e Këngës do të përbënte një risi, duke fuqizuar konkurrencën dhe duke sjellë një atmosferë më ndërkombëtare në skenën shqiptare.

Nëse thashethemet konfirmohen, Era do të jetë padyshim një nga konkurrueset më të forta, me mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision dhe duke krijuar pritshmëri të lartë tek publiku. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version