Arroret si lajthitë, arrat, arrat indiane, fëstëkët dhe bajamet njihen për përfitimet e tyre shëndetësore, por sipas ekspertëve, fëstëku zë vendin e parë.
Sipas revistës RealSimple, dietologia Carrie Lupoli thekson se fëstëku është një ushqim që përmban pothuajse gjithçka që i duhet trupit.
“Fëstëkët janë të pasur me proteinë, gjë që i bën idealë për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe për t’i dhënë trupit energji gjatë gjithë ditës”, – shpjegon ajo.
Përveç proteinës, fëstëkët janë të mbushur me fibra dhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe reduktojnë inflamacionin.
Një tas me fëstëkë përmban rreth 25 gramë proteinë, që mbulon të paktën një të katërtën e nevojave ditore të trupit.
“Arroret janë grup ushqimesh me fuqi të madhe, sepse ofrojnë yndyra të shëndetshme dhe lëndë ushqyese thelbësore. Janë një zgjedhje e shkëlqyer si për vegjetarianët, ashtu edhe për këdo që kërkon të marrë më shumë proteina gjatë ditës”, – shton Lupoli.
Ajo vë në dukje se nuk ka nevojë për receta të ndërlikuara për t’i përfshirë në dietë. Një grusht fëstëkë mund të shtohet në kosin e mëngjesit, sallata apo thjesht të konsumohet si një snack i shëndetshëm në vend të ushqimeve të përpunuara.
Fëstëkët jo vetëm që pasurojnë ushqimin tuaj me vlera ushqyese, por i shtojnë edhe më shumë shije çdo vakti. /A.Z/UBT News/