Një Ferrari 250 GTO i vitit 1962 është shitur për 51.7 milionë dollarë. Kjo është vetura më e shtrenjtë që u shit në ankand nga prodhuesi italian. Shitja u realizua në ankandin Sotheby në New York të hënën.
Gord Duff nga Sotheby thotë se kjo është dëshmi se ky është një prej objekteve më të dëshirueshme në botë.
“Ky transaksion i shton një kapitull të ri një automjeti me një trashëgimi të pakrahasueshme. Ferrari tani renditet ndër makinat më të shtrenjta të shitura në ankand, një dëshmi e vërtetë për vendin e saj të veçantë në histori”, shtoi ai.
Kjo është një nga makinat sportive më të rralla dhe më të kërkuara, ku vetëm 36 modele u bënë nga viti 1962 deri në 1964, sipas Forbes./UBTNews/