Një fermer australian përmes deleve ka krijuar një kryevepër për ta nderuar tezen e tij të ndjerë, e cila kishte vdekur nga COVID-19.
Në pamundësi për të shkuar në varrimin e saj për shkak të kufizimeve të COVID-19, Ben Jackson nga Guyra në Uellsin e ri Jugor, zgjodhi këtë mënyrë për ta kujtuar atë. Duke përdorur grurë, një dron dhe një tufë delesh, fermeri i shkathët realizoi një zemër, me shpresë se ajo do ta shihte atë.
Jackson përdori drithërat për ta krijuar këtë zemër ku më pas lëshoi dhjetëra dele dhe ky moment u kap nga droni./UBTNews