UBT News

Fermerët spanjollë i bashkohen protestave

Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre evropianë në organizimin e protestave në të gjithë vendin.

Ashtu si në vende tjera, edhe fermerët spanjollë kërkojnë më shumë fleksibilitet nga Bashkimi Evropian, kontrolle më të forta mbi prodhimet e vendeve jo anëtare të BE-së dhe më shumë ndihmë nga qeveria e tyre.

Në disa rajone, ata bllokuan rrugët dhe shkaktuan ndërprerje të qarkullimit të shoferëve.

Në fund të muajit është planifikuar të mbahet një protestë e madhe në qendër të Madridit.

Fermerët spanjollë kanë ankesa të ngjashme sikur ata në Francë, Belgjikë, Holandë, Itali dhe vende të tjera që kanë protestuar kohët e fundit./UBTNews/

 

Exit mobile version