Fermerët indianë u dhanë fund protestave të tyre një javë pas anulimit të reformave të diskutueshme, njoftuan unionet e fermerëve të enjten.
Vendimi erdhi pasi ministrat ranë dakord të diskutonin edhe kërkesat e tyre të tjera, duke përfshirë çmimet e garantuara për prodhimet e tyre.
Mijëra fermerë që po qëndronin në kampe në kufijtë e Delhit që nga nëntori i kaluar, do të largohen nga e shtuna. Dhjetëra fermerë vdiqën si pasojë e të nxehtit, ftohtit dhe pandemisë gjatë protestave.
“Ne do ta mbajmë një takim tjetër më 15 janar. Nëse qëveria nuk i përmbush premtimet, ne do ta vazhdojmë protestën”, deklaroi lideri i fermerëve, Gurnam Singh Charuni.
Fermerët po protestonin kundër prezantimit të tri ligjeve nga Qeveria, ligje që sipas fermerëve ata do të jenë të pambrojtur karshi korporatave të mëdha.
Ani pse nga Qeveria indiane që nga fillimi u shprehën se nga këto ligje do të përfitonin fermerët, kryeministri indian, Narendra Modi njoftoi më 19 nëntor se Qeveria e tij do t’i shfuqizojë vendimet. Projektligji për anulimin e reformave u miratua zyrtarisht në parlament më 30 nëntor./UBTNews