Një 61-vjeçar nga Ferizaj dorëzoi në Polici portofolin me para dhe dokumente të humbura që e gjeti në rrugën “Ahmet Kaçiku” në këtë komunë. Policia e Kosovës njoftoi se ky portofol i përkiste një 31-vjeçareje nga Gjilani.
“Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Shyqeri Hamidi për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim./UBTNews