UBT News

​Ferizaj: Përdori armë natën e Vitit të Ri, 36-vjeçari shoqërohet në polici

Stacioni i policisë në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person në natën e Vitit të Ri në rrugën “Shaban Elezi” në Ferizaj kishte përdorur armën e zjarrit.

Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj ka identifikuar personin me inicialet A.K. (36), të cilin sot e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit të policëve hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.

Rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës.

Exit mobile version