Stacioni i policisë në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person në natën e Vitit të Ri në rrugën “Shaban Elezi” në Ferizaj kishte përdorur armën e zjarrit.
Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj ka identifikuar personin me inicialet A.K. (36), të cilin sot e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit të policëve hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.
Rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës.