Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një person në qytetin e Ferizajt, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ferizaj 07.07.2021 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.