Një rast i sulmit seksual është raportuar të ketë ndodhur dje në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një femër (shtetase e Shqipërisë) ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj (gjithashtu shtetas i Shqipërisë) dje gjatë ditës.
Në njoftim gjithashtu thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, kurse rasti vazhdon të jetë nën hetime.