Një burrë u arrestua sot në Ferizaj për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe për kanosje.
Policia bëri të ditur se i arrestuari është personi me inicialet A.S, i cili u dërgua në mbajtje për 48 orë.
“Me datën 22.12.2022, në ora 01:30 ankuesi R.S (M/K) i moshës 64 vjeçar nga fshati Nerodime e Ferizajt ka raportuar në stacionin e policisë në Ferizaj se personi A.S (M/K) i moshës 37 vjeçar i kishte dëmtuar (thyer) xhamin e shtëpisë së tij. Ndërsa, sot rreth orës 11:30 i njëjti ankues ka raportuar se me datën 04.01.2023, personi i njëjtë A.S kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte kanosur. Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin A.S, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe kanosje’’, u bë e ditur në komunikatë.