UBT News

Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në një këmbimore. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të dielen në mesnatë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

“Si prova materiale te i dyshuari B.B. janë gjetur dhe konfiskuar: një laptop, dy radiolidhje, dy zmadhues, 60 Euro, 290 Lek. 228 Denar, gjashtë telefona të ndryshëm, dy portofola, 1 kaqavidë dhe një palë gërshërë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./UBTNews

Exit mobile version