Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se është përfshirë në veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë sekuestruar dy qese me kokainë, një epruvetë me kokainë si dhe para të gatshme në vlerë rreth 6155 euro, transmeton Klankosova.tv.
“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet tutje në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
