Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte kanosur viktimën grua, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur më 05.02.2026 rreth orës 07:00
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë.
Në raportin e Policisë ky rast është regjistruar për veprën penale-kanosje.
