UBT News

Ferizaj: 1.279 gjoba dhe 24 aksidente brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, nga 08 deri më 14.06.2026, ka ndërmarrë aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1.279 gjoba kundërvajtëse, ndërsa janë pezulluar 12 patentë shoferë për shkelje të rënda në trafik.

Sipas të dhënave, janë regjistruar gjithsej 24 aksidente, prej të cilave 15 me lëndime ku janë lënduar 21 persona, si dhe 9 aksidente me dëme materiale.

Policia ka apeluar tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, duke theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara në terren.

Qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrit 192.

/A.K/

Exit mobile version