Na ndodhë shpesh të shohim gjëra të njëjta, ose më saktë na duket sikur po përjetojmë gjithmonë një dukuri të përsëritur.
Kjo quhet ‘Deja Vu’ e cila përkufizohet si tezë e përhapur në kulturën popullore, përvojat e déjà vu-ve janë pak të qarta në terma shkencore. Déjà vu-ja ndodh në një venitje të shpejtë, pa paralajmërim dhe nuk ka asnjë shenjë të jashtme fizike përveçse thuhet: “sapo kisha një déjà vu!”
Shumë studiues, propozojnë që fenomeni është një përvojë e mbështetur te kujtesa dhe pranojnë që, për të, janë përgjegjës qendrat e kujtesës.
Nuk ka një shpjegim të saktë për këtë fenomen, por hapat e reja në teknikat e neuroimazherisë mund të ndihmojnë për të kuptuar kujtesën dhe rrengjet që punon mendja.
Një teori tjetër është se Déjà Vu shkaktohet nga mjegullimet mendore të momentin. Thuhet se njerëzit që vuajnë nga epilepsia kanë përvoja të shpeshta të Déjà Vu. Ka të ngjarë që Déjà Vu tek njerëzit pa epilepsi, të shkaktohet nga një lloj aktiviteti i ngjashëm me krizat. /UBTNews/