ToloNews, një nga mediat kryesore afgane, ka vendosur edhe një herë femra në ekran.
Femrat kanë munguar dukshëm në të gjitha kanalet kryesore të lajmeve afgane që nga marrja nën kontroll e kryeqytetit Kabul nga ana e talibanëve të dielën, me fotografi të shpërndara në internet të stacionit televiziv kombëtar të Afganistanit të paraqitura nga një burrë i ulur para flamurit të talibanëve.
Kreu i lajmeve Tolo, Miraqa Popal postoi një cicërimë që shfaq një prezantuese femër duke intervistuar një anëtar të ekipit të talibanëve të drejtpërdrejtë në studio, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu postoi veçmas një fotografi ku shihej një grua me hixhab që ndiqte një takim në mëngjes në redaksi.
We resumed our broadcast with female anchors today.@TOLOnews #Afghanistan pic.twitter.com/YLqtJEYceL
— Miraqa Popal (@MiraqaPopal) August 17, 2021
Our female presenter is interviewing a Taliban media team member live in our studio @TOLOnews #Afghanistan pic.twitter.com/G6qq1KWKOH
— Miraqa Popal (@MiraqaPopal) August 17, 2021