UBT News

Fëmijët përdorues të substancave narkotike ndër kategoritë më të cenuara

Vitet e fundit fëmijët dhe të rinjtë përdorues të substancave narkotike janë përfshirë ndër kategoritë më të cenuara. Derisa sfida për një komunitet pa varësi është e madhe, porse kërkon qasje gjithëpërfshirëse.

Kështu u tha në Konferencën Nacionale “Një komunitet pa varësi”, në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth, e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se një komunitet pa varësi është mision kombëtar për të gjithë, pa përjashtim.

Sipas tij, lufta kundër varësisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduar.

Kurti shtoi se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024–2028 dhe se po fuqizohet policia në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike.

Sfida është e madhe, por nuk mund të pranojmë që varësia të bëhet realitet i hidhur. Bëjmë thirrje për një front të bashkuar dhe të palëkundur kundër varësisë,” theksoi Kurti.

Ndërkaq, presidentja e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Remzije Krasniqi, tha se vitet e fundit fëmijët dhe të rinjtë përdorues të substancave narkotike janë përfshirë ndër kategoritë më të cenuara.

Ajo theksoi se kjo situatë është evidentuar si prioritet për veprim nga organizata, por edhe si thirrje për institucione të tjera.

Sipas saj, rritja e rrezikut kërkon ndërhyrje të menjëhershme, duke përfshirë ngritjen e vetëdijesimit, shtimin e investimeve dhe zgjerimin e shërbimeve mbështetëse.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Fatoj Kutllovci tha se ka një rritje shqetësuese të abuzimit me substanca psikoaktive në Kosovë.

Ai potencoi se më të prekurit janë të rinjtë dhe adoleshentë e moshave 15-25 vjeq. Po ashtu, abuzim me substanca narkotive, Kutllovci tha se janë shënuar edhe fëmijët.

Ndër substancat më të përdorura sipas Kutllvocit janë kanabisi, alkooli, qetësuesit, stimulantët si kokaiba e të tjerë.

Drejtori i Psikiatrisë, Faton Kutllvoci theksoi se ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të personave që abuzojnë me substanca psikoaktive janë ata familjarë sic është mungesa e kujdesit prindëror, pastaj ai social duke përfshirë papunësinë.

Faktorë të tjerë, Kutllovci përmend faktorët ekonomik, ankthin, depresionin dhe qasjen e lehtë në substabca psikoativve.

Ndërkaq, drejtori i qendrës Labyrinth, Safet Blakaj tha se duhet insistuar që programi për parandalimin gjeneral të racionalizohet edhe më shumë./D.B/KP

Exit mobile version