Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka njoftuar nisjen e fushatës së vaksininimit kundër poliomielitit në veri të Gazës, duke thënë se ajo do të zgjasë deri më 12 shtator.
“Ekipi ynë po përpiqet të ofrojë sa më shumë karburante në mënyrë që automjetet e përdorura nga vaksinuesit për të arritur te fëmijët të mbeten funksionale dhe spitalet mund të rifurnizohen për të ofruar shërbimet thelbësore”, shkroi ai në një postim në X.
Ai gjithashtu bëri thirrje për mbajtjen e pauzave humanitare dhe respektimin e sigurisë së punonjësve shëndetësorë.
“Fëmijët në Gaza meritojnë paqe të qëndrueshme, jo vetëm vaksina kundër poliomielitit”, tha ai./UBTNews/