UBT News

Fëmijët në Drenicë e shesin bombën për hekur, intervenon Policia, KFOR dhe FSK-ja

Një person ka raportuar në polici se disa fëmijë të lagjes kishin sjell në hekurishte tek ai materiale hekuri, mirëpo kishte vërejtur se në mesin e gjësendeve ishte edhe një mjet i dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22 e 30 minuta në Fushticë e Epërme të Drenasit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i KFOR-it dhe FSK-së për deminim të cilat mjetin e dyshuar e kanë marrë me vete.

Nuk është raportuar për ndonjë incident gjatë tërheqjes së mjetit.

Exit mobile version