Një studim amerikan ka gjetur se të lindurit gjatë kohës së pandemisë e kanë performancën e përgjithshme më të dobët, krahasuar me të lindurit para pandemisë.
Hulumtuesit ekzaminuan rezultatet e njohjes së përgjithshme të fëmijërisë në vitin 2020 dhe 2021, duke e krahasuar me rezultatin në dekadën e mëparshme.
Rezultatet e IQ në testet e standardizuara për fëmijën nga tre muaj deri në tre vjet ishte rreth 100 mes vitit 2011 dhe 2019, por kjo zbriti në 78 për lindjet gjatë pandemisë.
Studimi përfshiu 672 fëmijë, 188 prej tyre të lindur pas korrikut 2020 dhe 308 të lindur para janarit 2019, 176 të tjerë nuk kanë lindur mes janarit të vitit 2019 dhe marsit 2020, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Fëmijët meshkuj në testet e standardizuara, theksuan ndryshimet e mjedisit të lidhura me pandeminë në mënyrë negative.
Autorët e studimit thonë se fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë, kanë kapacitet dukshëm më të ulët.
“Truri i foshnjës ka lindur me një kapacitet dukshëm më të ulët për të mësuar dhe për t’u përshtatur”, thanë ata.
Sean Deoni, autori kryesor i studimit tha se prindërit janë të shqetësuar nga kjo situatë.
“Prindërit janë të stresuar dhe të tronditur se ndërveprimi që fëmija normalisht do të ketë është zvogëluar ndjeshëm”, tha ai.
Studiuesit sugjerojnë që qeveria duket ndihmuar familjet me prejardhje të ulëta socio –ekonomike, për të minimizuar kështu ndikimin e pandemisë tek fëmijët.