UBT News

Fëmijët e Angelina Jolie-t dhe Brad Pittit kërkojnë të heqin mbiemrin e babait të tyre

Fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt po vazhdojnë procesin ligjor për të hequr dorë nga mbiemri i babait të tyre. Sipas revistës People, Zahara (21) dhe Maddox (24) kanë ndërmarrë hapat zyrtarë për ta ndryshuar mbiemrin në Jolie.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se të dy kanë publikuar njoftimet ligjore në Los Angeles Daily Journal, një procedurë e detyrueshme sipas ligjit të Kalifornisë për ndryshimin e emrit.

Zahara kërkon që emri i saj i plotë të jetë Zahara Marley Jolie, ndërsa Maddox synon të regjistrohet si Maddox Chivan Jolie. Kërkesat ende nuk janë miratuar, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar të mbahet në shtator.

Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad Pitt në vitin 2016, ndërsa procesi u përmbyll zyrtarisht dy vjet më parë. Që nga ndarja, disa prej fëmijëve të ish-çiftit janë distancuar publikisht nga babai i tyre.

E para që hoqi dorë nga mbiemri “Pitt” ishte Shiloh në vitin 2024. Gjatë këtij viti, kërkesa të ngjashme kanë paraqitur edhe Zahara, Maddox, si dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

As Jolie dhe as Pitt nuk kanë komentuar publikisht zhvillimet e fundit. Megjithatë, një burim pranë aktorit kishte deklaruar më herët për People se Pitt ka shumë pak kontakt me fëmijët e tij, duke e cilësuar situatën si “jashtëzakonisht të trishtueshme”./BBC//A.K/

Exit mobile version