Dr Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit të fëmijëve në spitalin Kamal Adwan në veri të Rripit të Gazës, tha se spitali pranon së paku 30 trupa dhe rreth 200 pacientë të plagosur çdo ditë.
Ai tha për Al Jazeera se 70% e viktimave si pasojë e bombardimeve të Izraelit janë fëmijë.
Abu Safiya tha se fëmijëve do t’u duhet trajtim psikologjik pas përfundimit të luftës, veçanërisht atyre që i kanë humbur familjarët./UBTNews/