Në Mbretërinë e Bashkuar, inteligjenca artificiale ka bërë të mundur që fëmijët e Sara Ezekiel të dëgjojnë sërish zërin e saj pas një periudhe prej 25 vjetësh.
Sara, e diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS) në vitin 2000, humbi aftësinë për të folur dhe për të lëvizur duart pak pas lindjes së fëmijës së saj të dytë. Për disa vite, ajo nuk pati mundësi të komunikonte me zë, dhe më pas përdori një pajisje ndihmëse me zë robotik.
Tani, falë një kompanie teknologjike në Londër që punon me persona me aftësi të kufizuara, është zhvilluar një ndërfaqe personale audio që rikrijon zërin e saj origjinal. Teknologjia u bazua në një regjistrim të vjetër VHS, dhe megjithëse cilësia e zërit ishte e dobët, inteligjenca artificiale arriti të rindërtojë zërin e Sarës me saktësi të habitshme.
Fëmijët e saj, tashmë të rritur, kanë pasur mundësinë të dëgjojnë sërish zërin e nënës së tyre – një përvojë emocionale që, sipas tyre, i ka afruar më shumë me të dhe u ka rikthyer një ndjesi të fortë të pranisë së saj.