UBT News

Femicidi në Itali: A po bën Italia mjaftueshëm për të mbrojtur gratë dhe vajzat?

Pas vrasjes brutale të Giulia Cecchettin, studentes 22-vjeçare të inxhinierisë, e cila dyshohet se u vra nga ish-i dashuri i saj javën e kaluar, Italia sërish po përballet me rritjen e dhunës në baza gjinore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Italisë, Cecchettin është viktima e 102-të e femicidit në vend që nga fillimi i vitit. Diku 52 nga këto gra u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Vendi u alarmua nga vdekja e saj, e cila u konfirmua të shtunën kur trupi i saj u gjet me të paktën 20 plagë me thikë një javë pasi u largua me ish-të dashurin e saj, Filippo Turetta, edhe ai 22-vjeçar. Turetta, i cili u arrestua një ditë më vonë në Gjermani, është akuzuar për vrasje, megjithëse hetimet ende vazhdojnë.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni iu bashkua shumë zyrtarëve publikë dhe publikut që kanë shprehur dhimbjen dhe zemërimin për vdekjen e të resë, duke premtuar një fushatë të re arsimore në shkolla për të zhdukur kulturën toksike të dhunës që ekziston në vend.

Gjithashtu ajo tha se qeveria e saj ka rritur fondet që i kushtohen qendrave kundër dhunës në tërë vendin dhe strehimoreve të grave. Po ashtu ajo tha se Qeveria do të kalojë rregulla të reja e më strikte kundër atyre që kryejnë dhunë dhe abuzojnë me gratë dhe femrat. Por Antonella Veltri, presidentja e rrjetit më të rëndësishëm që koordinon qendrat kundër dhunës, Donne in Rete Controlo la Violenza or Di.Re, tha se strehimoret për gra ende nuk morën fondet me rritje.

“Ne absolutisht nuk jemi në dijeni për rritjen e fondeve që kryeministrja Meloni njoftoi. Në Itali, qendrat kundër dhunës përfitojnë nga fonde strukturore që duhet të na japin të njëjtën ekzistencë. Por të fundit që morëm ishin për vitin 2022 dhe ato u lëshuan nga autoritetet rajonale të Italisë pjesërisht gjatë gjithë këtij viti. Fondet për vitin 2023 nuk janë lëshuar ende, dhe ne nuk e kemi idenë se kur dhe nëse do t’i marrim ato”, shtoi ajo.

“Në të vërtetë, nuk ka rritje të fondeve për shkak se ende nuk i kemi marrë këto 40 milionë euro”, shtoi Veltri.

Sipas saj, arsyeja për këtë vonesë është burokracia italiane.

Di.Re menaxhon 107 qendra kundër dhunës në 19 rajone italiane dhe ndihmon 20 mijë gra çdo vit./UBTNews/

Exit mobile version