Ylli amerikan Madonna thuhet se është fejuar fshehurazi me të dashurin e saj 29-vjeçar, futbollistin Akeem Morris.
Burimet pranë këngëtares tregojnë se ajo është “më e lumtur se sa ka qenë në dekada” dhe se marrëdhënia e saj i sjell paqe dhe stabilitet.
Çifti u takua në 2022 gjatë një xhirimi për revistën Paper e filluan lidhjen menjëherë pas ndarjes së Madonnës me boksierin Joshua Popper.
Ata u shfaqën për herë të parë në publik këtë verë, ndërsa spekulimet për fejesë nisën në janar pas fotos së një unaze diamanti që Madonna publikoi në rrjetet sociale.
Së fundmi, ata festuan ditëlindjen e 67-të të artistes në Toskanë, me gjashtë fëmijët e saj. Madonna po shqyrton vendet për dasmën, duke përfshirë Italinë, Portugalinë ose pronën e saj në East Hampton, duke preferuar një festë intime.
Mediat raportojnë se ajo po përgatit edhe një marrëveshje paramartesore, të cilën Akeem e pranon pa problem.
Data e dasmës nuk është konfirmuar, por disa burime thonë se ceremonia mund të zhvillohet deri në fund të vitit. /A.Z/UBT News/
