Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës sot ka kërkuar nga deputetët e pozitës dhe të opozitës që nesër ta votojnë ndarjen e mjeteve të Trustit Pensional.
FSPTSPK ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të bëhen të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe ta votojnë këtë ligj.
Siç ka potencuar FSPTSPK, vota e nesërme e deputetëve do të jetë përcaktuese se votat e tyre të fituara në zgjedhjet e fundit, “vërtetë ishin vota për përmirësimin e kushteve të punëtorëve ashtu siç ju premtuat”.