Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që ka marrë miratim për përdorim emergjent për vaksinën, aplikuan në muajin maj tek FDA për të marrë miratim të plotë për zbatimin e vaksinës tek personat 16-vjeç e lart.
Sipas gazetës New York Times, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) planifikon që muajin e ardhshëm të japë miratim të plotë për vaksinën që Pfizer/BioNTech ka zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që ka marrë miratim për përdorim emergjent për vaksinën kundër COVID-19, aplikuan në muajin maj tek FDA për të marrë miratim të plotë për zbatimin e vaksinës tek personat 16-vjeç e lart.
Sipas lajmit të gazetës New York Times, FDA e cila ka përshpejtuar kalendarin kohor për miratimin e plotë të vaksinës Pfizer/BioNTech, synon të përfundojë procesin në fillim të muajit të ardhshëm.
FDA më parë kishte deklaruar se është e ndërgjegjshme që miratimi i plotë i vaksinës do të zgjojë më shumë besim në opinionin publik.
Pasi FDA të japë miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, pritet që disa universitete dhe spitale në SHBA, Departamenti i Mbrojtjes dhe qyteti San Francisco ta bëjnë të detyrueshme vaksinën.
Vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech kundër COVID-19 u miratua nga FDA më 11 dhjetor 2020 për “përdorim emergjent” për luftën me pandeminë.