UBT News

FDA autorizon pilulën molnupiravir për përdorim urgjent

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar një pilulë të dytë antivirale për trajtimin e COVID-19, vetëm një ditë pas autorizimit të pilulës së parë antivirale për koronavirusin.

FDA lëshoi një autorizim për përdorim urgjent edhe për molnupiravirin e Merck (MRK) për trajtimin në raste të lehta të sëmundjes deri në një status mesatar të koronavirusit, raporton atsh.

Pilula është miratuar për përdorim nga të rriturit me rezultate pozitive të testit viral të SARS-CoV-2 dhe që janë në rrezik të lartë të COVID-19, duke përfshirë shtrimin në spital ose vdekjen.

Molnupiravir ofrohet vetëm me recetë dhe duhet të fillohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas diagnozës së COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

FDA ka aprovuar së fundmi edhe pilulën paxlovin të Pfizer.

Exit mobile version