UBT News

FBI: Vrasjet në SHBA rriten me 30% në një vit

Vrasjet në SHBA pësuan një rritje prej 30% nga vitit 2019-2020, sipas statistikave vjetore të publikuara nga FBI. Kjo shifër prezanton rritjen më të lartë në një vit që prej vitit 1960, kur regjistrimi i të dhënave nisi për herë të parë.

Sipas statistikave, vitin e kaluar u raportuan 21,570 vrasje ose rreth 6.5 vrasje për 100,000 banorë. Pavarësisht kësaj rritje, norma e vrasjeve mbete e ulët në krahasim me fillimin e viteve 90-të, kur kjo shifër arriti 9.8 vrasje për 100,000 banorë.

Kjo normë ndryshon në mënyrë të theksuar nga qyteti në qytet, dhe lista e qyteteve me më shumë vrasje vitin e shkuar, u kryesua nga St. Louis, ku vrasjet ishin 10-fish më të larta se mesatarja vjetore.

Ekspertët kanë cituar një miks arsyesh për këtë rritje të theksuar duke nisur nga pandemia, protestat, ndasitë sociale e politike, si dhe pabarazia ekonomike.

Deri në këtë pikë të vitit 2021, norma e vrasjeve është 10% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar.

Sidoqoftë, krimi në përgjithësi thuhet të jetë ulur me 6%, edhe pse krimet e dhunshme u rritën me 5%.

Vrasjet u shtuan më tepër në komunitetet ku sulmet me armë ishin prezente dhe ku varfëria dhe papunësia qëndronin në nivele të larta.

Lehtësia me të cilën mund të kesh në dispozicion një armë në SHBA, luan një rol mjaft të konsiderueshëm dhe prodhon një tokë pjellore për dhunë – të llojeve nga më të ndryshmet.

Sidoqoftë, armët janë vetëm një faktor, pasi ato nuk e shpjegojnë këtë rritje në numrin e vrasjeve. Nga viti 2006-2014, shitja e armëve u dyfishua por vrasjet u ulën me 25%.

Si përgjigje ndaj krimit në rritje, Presidenti Joe Biden ka deklaruar se ka nisur një fushatë të fokusuar tek goditja e shitjeve të jashtëligjshme të armëve./euronews.al

Exit mobile version