Të enjten FBI fajësoi hakerët e lidhur me Qeverinë e Koresë së Veriut për vjedhjen e mbi 600 milionë dollarëve kriptovaluta muajin e kaluar nga një kompani e videolojërave.
“Përmes hetimit tonë ne arritëm të konfirmojmë se Lazarus Group dhe APT38, aktorë kibernetikë të lidhur me DPRK, janë përgjegjës për vjedhjen e 620 milionë dollarëve në Ethereum të raportuar më 29 mars”, thuhet në deklaratën e FBI.
Shkurtesa “DPRK” është për emrin zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë, ndërsa Ethereumi është një lloj platforme teknologjike e lidhur me një lloj kriptomonedhe.
FBI iu referua hakimit të fundit të një rrjeti kompjuterik të përdorur nga Axie Infinity, një videolojë që lejon lojtarët të fitojnë kriptovaluta. Sky Mavis, kompania që krijoi Axie Infinity, njoftoi më 29 mars se hakerat e paidentifikuar kanë vjedhur ekuivalentin e afërsisht 600 milionë dollarëve — e vlerësuar në kohën e zbulimit të hakimit — më 23 mars nga një “urë”, ose rrjet që lejon përdoruesit të dërgojnë kriptomonedhë nga një blockchain në tjetrin./UBTNews/