Dy grupe hakerësh të lidhur me Korenë e Veriut, Lazarus Group dhe APT38, janë përgjegjës për vjedhjen e 100 milionë dollarëve qershorin e kaluar nga firma amerikane e kriptos Harmony’s Horizon bridge, njoftoi të hënën Byroja Federale e Hetimit (FBI).
Më 13 janar, grupet përdorën një protokoll privatësie të quajtur Railgun për të pastruar mbi 60 milionë dollarë ethereum të vjedhur gjatë muajit qershor, njoftoi FBI në një deklaratë.
Një pjesë e ethereum-ëve të vjedhur u dërguan më pas te disa ofrues të aseteve virtuale dhe u konvertuan në bitcoin, shtoi FBI.
Sipas FBI, vjedhja dhe pastrimi i monedhës virtuale nga Koreja e Veriut përdoret për të mbështetur programet e saj të raketave balistike dhe armëve të shkatërrimit në masë./UBTNews/