UBT News

FBI paralajmëron 1 miliard përdorues të iPhone të fshijnë menjëherë këtë SMS

Një paralajmërim urgjent është lëshuar nga FBI për përdoruesit e telefonave celularë, pas një vale të re mashtrimesh që po qarkullon përmes mesazheve SMS, duke vënë në shënjestër si përdoruesit e iPhone ashtu edhe ata të Android.

Këto mesazhe, që pretendojnë të vijnë nga Departamenti i Transportit, përmbajnë fraza alarmante si “e papaguar” apo kërcënime për pezullimin e lejes së drejtimit. Rritja e këtij lloj mashtrimi është përshkruar si “alarmante”, me rritje prej mbi 700% vetëm në muajin e fundit.

Përdoruesve u kërkohet të klikojnë në një lidhje që të çon në faqe që duken zyrtare, por janë të krijuara për të vjedhur të dhëna personale dhe financiare.

Qendra për Ankesat për Krimet Kibernetike e FBI-së (IC3) ka konfirmuar se termi “ e papaguar” është i zakonshëm në raportimet që ka marrë kohët e fundit, çka tregon për një rrjet mashtruesish të mirëorganizuar që vepron në disa shtete amerikane,Nju Jork, Kaliforni, Florida, Teksa dhe Xhorxhia.

Komisioni i Automjeteve Motorike në Nju Xhersi ka reaguar, duke kujtuar qytetarët se nuk dërgon kurrë SMS apo email për gjoba apo shërbime tjera të lidhura me automjetet. Komunikimet zyrtare kufizohen vetëm në përkujtesa për takime.

Autoritetet rekomandojnë që publiku të mos hapë asnjë lidhje nga mesazhe të pakërkuara e të fshijë menjëherë çdo komunikim të dyshimtë që:

Kërkon pagesa urgjente apo gjoba,

Pretendon të vijë nga institucione shtetërore,

Përmban linke të dyshimta që imitojnë faqet qeveritare,

Përdor tone kërcënuese apo urgjencë të rreme.

Nëse dyshoni për ndonjë mesazh të tillë, mos veproni menjëherë. Verifikoni përmes kanaleve zyrtare dhe mos ndani asnjë informacion personal apo bankar.

Exit mobile version