UBT News

FBI: Një grup rus qëndron prapa sulmit kibernetik ndaj kompanisë më të madhe për përpunimin e mishit

Zyra Federative e Hetimit Amerikan, FBI thotë se një grup kriminal rus është prapa sulmit kibernetik ndaj kompanisë më të madhe për përpunimin e mishit. FBI po punon në lidhje me rastin që grupi REvil të dalë para drejtësisë për sulmin në JBS.

Sulmi kibernetik gjatë fundjavës ndaloi përkohësisht disa operacione të JBS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Australi.

REvil – që njihet si Sodinokibi – është një nga grupet më të mëdha kriminale dhe më fitimprurëse në botë.

“Ne ia kemi atribuar sulmin ndaj JBS grupit REVil dhe Sodinokibi, dhe po punojmë me përkushtim që sulmuesit të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e FBI-së.

Nga Shtëpia e Bardhë thanë të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden, do ta paraqesë këtë shqetësim gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin./UBTNews

Exit mobile version