UBT News

Faza e testimit të rekrutëve fillon në mars

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars. Ai bëri të ditur se kjo fazë parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor.

“Ju njoftojmë se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor, për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender ’23”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version