UBT News

Faturat e larta të rrymës, KMDLNj kërkon hetim urgjent nga Prokuroria

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj.

Këto fatura KMDLNj-ja i ka quajtur jonormale, teksa ka kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria e Shtetit.

“Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim. Qeveria e Kosovës në rastin konkret po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar serbët e veriut pasi ua paguan rrymën dhe duke i ndëshkuar konsumatorët e rregulltë me një rritje aq të madhe dhe për këtë as që ka reaguar. KMDLNj –ë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës t’i bëjnë publike faturat e këtij muaji duke i krahasuar me ato të muajit paraprak sikur edhe të paraqesin kundërshtim në KEDS për këto fatura që janë thejsht vjedhje e parasë nga buxheti, edhe ashtu shumë i rënduar i shumicës së familjeve në Kosovë. Në çdo vend normal kjo vjedhje klasike përmes faturave të rrymës do të ishte mundësi e artë për opozitën që fuqishishëm të kundërshtojë ndërsa te ne vetëm kishte reagime sporadike të deputetëve”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

Exit mobile version