UBT News

​Faturat e larta të rrymës, Abdixhiku: Paaftësia kushton

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për faturat e larta që po paguajnë qytetarët për muajin dhjetor.

Ai ka shkruar se tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Sipas tij, para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera.

“Pra gjithsej 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’. Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton”, shkruan Abdixhiku.

Exit mobile version