UBT News

Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh, kthehet në paraburgim pas trajtimit në spital

I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, që ishte shtruar para disa ditësh në spital, është kthyer në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, e ka konfirmuar për Kohën kthimin e tij në paraburgim.

Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, ka thënë ai.

Dy ditë pas arrestimit të tij, Sheholli është shtruar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Drejtori i këtij spitali, Afrim Cana, pati thënë se Sheholli po merr trajtim që nga 11 tetori, pasi ka shkuar me disa ndryshime në gjendjen shëndetësore.

Në një komunikatë për media, Prokuroria Speciale pati bërë të ditur se Sheholli është arrestuar pas hetimeve disa mujore dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjithashtu janë kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë./EO

Exit mobile version