Një farmacist amerikan është dënuar me tri vjet burgim sepse u përpoq t’i shkatërronte qindra doza të vaksinës Moderna, meqë ishte skeptik rreth kësaj vaksine kundër COVID-19.
Departamenti i Drejtësisë tha të martën se 46-vjeçari u detyrua t’ia paguante 83 mijë dollarë kompensim spitalit ku punonte.
Sipas departamentit të Drejtësisë, në dhjetor të vitit 2020 ai largoi nga frigoriferi një kuti me vaksina gjatë ndërrimit të natës. Vaksina e Moderna-s duhet të ruhet dhe dërgohet e ngrirë, por mund të ruhet për 30 ditë në frigorifer në temperaturë standarde.
Sipas njoftimit, ai ishte skeptik për vaksinat në përgjithësi, e me theks të veçantë për vaksinën Moderna./UBTNews