UBT News

Farat e susamit – Përfitimet e mëdha për shëndet të mirë

Fara e susamit është një nga farat vajore më të lashta në mbarë rruzullin tokësor.

Vlerat e këtyre farave përmenden në shkrimet e shenjta të Babilonit mbi 4000 vjet më parë.

Farat e susamit ofrojnë yndyrna të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe jo vetëm.

Përfitimet më të mëdha të farave të susamit
Kolesteroli

Farat e susamit dhe vaji i tyre kanë një ndikim shumë të fuqishëm në uljen e kolesterolit në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org vlerësohet se konsumi ditor i 50 gr të farave pluhur për pesë javë me rradhë ka një ndikim shumë pozitiv në uljen e kolesterolit dhe praninë e antioksidantëve.

Shëndeti i zemrës

Studimet shkencore kanë treguar se substancat që përmbajnë farat e susamit përmirësojnë profilin e lipideve në gjak, normalizojnë kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Në këtë mënyrë, farat e susamit rekomandohen për të mbrojtur shëndetin e zemrës.

Tensioni i gjakut

Vaji esencial i farave të susamit konsiderohet një nga kurat më të forta natyrale për normalizimin e nivelit të tensionit të gjakut.

Ekuilibrat hormonalë

Studimet shkencore, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se farat e susamit ndikojnë për mirë prodhimin e hormoneve për shëndetin riprodhues të femrës dhe ruajnë ekuilibrat e tyre.

Mbipesha

Përbërësit e farave të susamit janë të dobishme për metabolizmin dhe kapacitetet e trupit në djegien e yndyrnave.

Përthithja e ushqyesve

Përbërësit e farave të susamit shërbejnë si antioksidantë sepse ndihmojnë në përthithjen e vitaminës E dhe substancave të tjera të dobishme për organizmin.

Vitamina dhe minerale

Farat e susamit janë një burim i mirë i shumë mineraleve dhe vitaminave siç janë fibra, proteina, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi, bakri dhe manganit.

Efektet anësore të farave të susamit

Si çdo arror apo ushqim tjetër edhe farat e susamit mund të shkaktojnë disa reagime alergjike.

Këto fara përmbajnë oksalat, konsumi masiv i të cilit shkakton probleme në stomak dhe gurë në veshka.

Fakte interesante

Fruti i susamit është në të vërtetë si një kapsulë drejtkëndore që kur piqet çahet në dysh dhe lëshon fara.

Bima e susamit e duron thatësinë dhe rritet në vende ku nuk mbijeton dot asnjë bimë tjetër.

Vetëm në vitin 2013, në mbarë botën u mblodhën 4.8 milionë toneata fara susami.

Mianmari është vendi që prodhon pjesën më të madhe të këtyre farave, ndërkohë që India është eksportuesi më i madh  i tyre./AgroWeb.org

Exit mobile version