UBT News

Farat e linit – një mrekulli për lëkurën!

Farat e linit jane të pasura me vitamina A, E dhe B, acide yndyrore omega 3, 6 dhe 9 e shumë minerale të tjera duke i bërë ato një super ushqim për flokët, lëkurën dhe vetë shëndetin.

Farat e linit janë një zëvendësues i vezës në dietën vegane dhe një përbërës fantastik për maskat e lëkurës.

Vlerat për lëkurën:

  • Forcon dhe tonifikon lëkurën
  • Pastron dhe purifikon lëkurën në thellësi
  • Ngushton poret e zmadhuara
  • Eksfolion lëkurën
  • Redukton prodhimin e yndyrës në lëkurë
  • Ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e akneve
  • Ka efekte anti plakje, duke ngadalësuar formimin e rrudhave

Vlerat për flokët:

  • Ndihmon në zgjatjen dhe rigjenerimin e flokëve
  • Definon kaçurrelat dhe ndihmon gjatë ngatërrimit të tyre
  • Mbron majat e flokëve nga dëmtimi
  • Parandalon rënien e flokëve
  • Trajton skalpin
  • I mban ato të buta dhe të hidratuara

Do ju nevojiten:

  • ¼ gotë fara lini
  • 2 gota ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere hidhni farat e linit dhe ujin. I vini në zjarr derisa uji të vlojë dhe farat të lëshojnë xhelin që ndodhet brenda tyre. Më pas, masën do ta filtroni nëpërmjet një kullojseje, duke u kujdesur që ti shtrydhni mirë, në këtë mënyrë arrini të përfitoni të gjithë masën xhelatinoze.

Më pas xhelin e kaloni në një shishe ku mund ta ruani për disa ditë.

Maskën mund ta përdorni mbi flokë të thatë dhe ta mbani gjatë natës ose minimalisht për 2 orë para se ta shpërlani. Ajo mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën.

Për flokët kaçurelë këshillohet që maska të përdoret pas dushit në flokë të lagur në mënyrë që t’ju ndihmojë në definimin e kaçurelave.

Sipas dëshirës, maskës mund t’i shtoni edhe xhel aloe vera, peptide kolagjeni, vajëra esencialë, sulfate magnezi, etj., megjithatë edhe nëse nuk dëshironi të shtoni diçka, do t’i përfitoni tëë gjitha efektet e lartpërmendura./agroweb.org

Exit mobile version