UBT News

Fansat supozojnë se kënga e fundit e Miley Cyrus është dedikim për ish-bashkëshortin Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka publikuar “More to Lose”, projekti i saj i katërt nga albumi i ardhshëm Something Beautiful.

Videoklipi i këngës u publikua të premten e është video e thjeshtë në bardh e zi, ku Miley shfaqet duke kënduar për një marrëdhënie që nuk po shkon mirë.

Në fillim të videos, fituesja e çmimit Grammy, 32 vjeçe, derdh lot teksa këndon. Në mesin e videos, shfaqet me një fustan pa rripa, ndërsa në fund është veshur me një pallto të zezë dhe një kapuç që ngjan me atë të Batman-it.

Kjo këngë vjen pas tre publikimeve të fundit të saj: Prelude, Something Beautiful dhe End of the World, të gjitha pjesë e këtij albumi.

“More to Lose” është shkruar e prodhuar në bashkëpunim me Autumn Rowe, Michael Pollack, Jonathan Rado, Shawn Everett dhe BJ Burton.

Something Beautiful është albumi i nëntë i Miley-t e publikohet më 30 maj. Fansat kanë spekuluar se personi për të cilin këndon Miley është ish-burri i saj, Liam Hemsworth, 35 vjeç, por ajo nuk e ka përmendur kurrë qartë se për kë bëhet fjalë.

“Tek një këngë si ‘More to Lose’, u përpoqa ta realizoj me një xhirim të vetëm”, shpjegoi Miley në një video promovuese të postuar para publikimit të këngës.

Exit mobile version