UBT News

Fansat mund të presin më gjatë, GTA 6 rrezikon vonesë

Informacione të reja jozyrtare sugjerojnë se Grand Theft Auto VI mund të përballet me një vonesë të mundshme.

Fansat e një prej serive më të njohura në historinë e videolojërave mund të duhet të presin më gjatë sesa ishte parashikuar.

Edhe pse data zyrtare e publikimit mbetet 26 maj 2026, raportime të fundit tregojnë se afatet mund të mos respektohen.

Sipas The Escapist, në podkastin më të fundit të Reece Reilly janë shfaqur deklarata kontradiktore, që lënë të kuptohet se puna për përfundimin e lojës mund të zgjasë më shumë. Reilly thekson se loja është afër përfundimit, por mund të kërkojë testime shtesë për t’u siguruar që plotëson pritjet e larta të lojtarëve pas një periudhe të gjatë pritjeje.

GTA VI u njoftua për herë të parë në vitin 2022, ndërsa traileri i parë u publikua në dhjetor 2023, duke shkaktuar një interes masiv në mbarë botën. Loja pritet të vazhdojë historinë e kultit GTA V, i publikuar në 2013 dhe ende në shitje me miliona kopje.

Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për një vonesë, por burimet raportojnë se testimet e brendshme vazhdojnë dhe ekipi po përballet me sfida në optimizimin e lojës për konsolat e fundit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version