Cardi B ka bërë një rrëfim të pazakontë lidhur me kujdesin ndaj flokëve gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
Reperja u paraqit në një “Instagram Live”, me një kapelë elastike që përdoret nën paruke, ndërsa pranoi se kishte kaluar shumë kohë pa i larë flokët natyralë.
“Nuk i kam larë për rreth dy muaj”, u tha ajo ndjekësve, deklaratë që më pas u bë virale edhe në platformën X. “Në fakt, po gënjej – ndoshta kanë kaluar tre muaj, nuk e di as vetë”, shtoi ajo me humor.
Cardi B, 33 vjeç, madje bëri shaka duke thënë: “Ka gjasa që të kem të gjitha llojet e vezëve të insekteve në flokë – të gjarpërinjve, të mushkonjave, gjithçka mund të jetë këtu brenda”, duke treguar nga koka e saj.
Më pas, ajo ndau edhe planet për kujdesin ndaj flokëve: “Duhet të vajos skalpin, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë. Do t’i laj dhe deri të mërkurën do t’i bëj gërsheta.”
Deklarata e saj shkaktoi reagime të shumta, disa përdorues u shokuan nga zbulimi i reperes, ndërsa të tjerë e morën me humor. /A.Z/UBT News/
