Familjet e të tetë amerikanëve të pagjetur që besohet se janë rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor pritet të takohen me presidentin amerikan, Joe Biden, të mërkurën, konfirmoi një zyrtar i lartë i administratë.
Në një intervistë për CNN, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Biden do të zotohet se administrata do t’u ndihmojë në ribashkimin me familjarët e tyre.
Edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe zëvendëskëshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jon Finer do t’i bashkohen takimit. E mërkura shënon takimin e parë personal të Bidenit me familjet e pengjeve amerikane. Ai gjatë muajit tetor u takua përmes Zoomit me ta.
Këshilltari për siguri kombëtare, Jake Sullivan do të udhëtojë në Izrael këtë javë dhe planifikon të diskutojë çështjet e pengjeve gjatë këtij udhëtimi.
Tetë amerikanë – një grua dhe shtatë burra – janë ende të pagjetur pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, konfirmoi Shtëpia e Bardhë. Katër amerikanë janë liruar deri më tani, pas negociatave intensive./UBTNews/