UBT News

Familjet e luftëtarëve që janë në Azovstal kërkojnë ndihmë nga presidenti turk

Familjet e luftëtarëve të regjimentit Azov të strehuar në fabrikën Azovstal në Mariupol i dërguan një thirrje emocionale presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i kërkuar atij që të “bëhet hero” dhe të nisë një procedurë nxjerrjeje për të gjithë luftëtarët e mbetur në fabrikë.

Në një konferencë shtypi në Kiev, një baba i një luftëtari 18-vjeçar i kërkoi udhëheqësit turk të shfrytëzonte “një mundësi historike për të hyrë në histori si një paqebërës, si një hero”.

“Si një burr për një burr, një baba për një baba, ju lutem që të shpëtoni djalin tim dhe shokët e tij”, u përgjërua Evheniy Suharnikov, duke iu referuar përvojës së Turqisë me operacionet e nxjerrjes ushtarake në Lindjen e Mesme.

Duke përdorur shembuj të nxjerrjeve në Siri dhe Dunkirk gjatë Luftës së Dytë Botërore, Suharnikov kërkoi që një anije civile të dërgohej për grumbullimin e luftëtarëve nga Azovstal. Babai i luftëtarit sugjeroi gjithashtu që ata të dërgoheshin në një vend neutral, larg armiqësive.

“Ne kemi nevojë për një hero, një person me autoritet të mjaftueshëm politik për të kryer këtë procedurë. Nga një këndvështrim politik dhe gjeografik, ne mendojmë se Turqia mund të jetë ai vend dhe Erdogan mund të jetë ai person”, shtoi ai.

Familjet e luftëtarëve kanë mbledhur 1.5 milion nënshkrime në një peticion që ata filluan për të siguruar një kalim të sigurt nga fabrika për luftëtarët e Azov.

E dashura e një luftëtari Azov paralajmëroi nëse luftëtarët braktisen, “Ukraina nuk do të ketë një të ardhme të ndritur”./UBTNews/

Exit mobile version