UBT News

Familja i jep fund kërkimit për eshtrat e veprimtarit Remzi Hoxha

Pas 25 vitesh, kërkimet për eshtrat e veprimtarit Remzi Hoxha, janë mbyllur. Djali i tij, Ardian Hoxha në një konferencë për media deklaroi se i kanë humbur shpresat dhe besimin në institucionet e drejtësisë dhe klasën politike në Shqipëri.

“Kemi ardhë në një pikë ku duhet t’i prejmë gjërat sado që është e dhimbshme për ne dhe të vazhdojmë më tutje. E dini se babain tim e kanë rrëmbyer në vendin e punës më 21 tetor 1995. Jam përpjekur të na cojnë në kahje te ndryshme dhe kanë dhënë konotacione dhe orientime të ndryshme, por e vërteta është vetëm një,,u desh 17 vite që Gjykata e krimeve të rënda në Shqipëri të vërtetojë se kryesit e këtij krimi, personat që e rrëmbyen ishin të SHIK-ut të asaj kohe, që ishte nën urdhërat e Sali Berishës”, deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se do t’i hapin një varr Remzi Hoxhës dhe një memorial.

“Sot jemi 25 vite pa varr, pa eshtra, 25 vite vuajtje. Ne si familje duam që babait tim t’ia bëjmë një varr të hapur, një memorial, ku do të mund të shkojmë edhe ta vizitojnë. S’është e lehtë aspak, ka edhe familjarë edhe që nuk pajtohen ta pranojnë këtë, por që duke e bërë zemrën guri duhet ta bëjmë këtë, sepse kaluan 25 vite dhe kushedi edhe sa vite do të kalojnë e do të mbetemi pa varr. Do t’ia bëjmë edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e tij”, deklaroi më tej ai./UBTNews

Exit mobile version